Gjergj Vyshka 28.02.2017 17:55
Në takimin e djeshëm kanë munguar përfaqësuesit e Futbollit, Mundjes dhe Peshëngritjes. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka treguar se janë lajmëruar të gjithë. Por, të paktën, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka bërë të ditur se nuk ka ardhur asnjë njoftim.
Nëse vijohet kështu, atëherë gjërat nuk janë përsëri normale në raportin Federata-KOKSH. Ndërkaq, që nga Labo Çapo, Blerina Ago, Nikolin Dionisi dhe Majlinda Pilinçi, kanë bërë diskutimet e tyre, diku duke kërkuar më shumë mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Madje në një moment, drejtori i sporteve në MAS, Vladimir Gjonaj, i është drejtuar Agos së Raftingut: “Pse i kërkoni vetëm Ministrisë, sot jemi në një tryezë të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duhet të shihni dhe këndej”. Por “gozhda” më e madhe ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli.
“Ne nuk jemi si futbolli, që tashmë kemi tjetër cilësi. Diskutojmë, ndërsa jemi në atë gjendje sa nuk kemi sport. Dhe kjo është e kot”, – thotë Çakalli, ndërsa duhet marrë e mirëqenë.