KOKSH / Sekretari Bello shpjegon mënyrën e menaxhimit të Federatave

Share Button

Gjergj Vyshka 28.02.2017 10:25

Programi 4-vjeçar i Solidaritetit Olimpik 2017-2020 është ndarë në 3 nivele; bursat olimpike dhe përgatitja e sportistëve nga Kliton Muça; menaxhimi dhe aftësimi i Federatave nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello dhe edukimi olimpik nga Eda Çaushi. “Kjo ishte mënyra më e mirë, – thotë Bello, – për shpjegimin e programit të Solidaritetit Olimpik, që në fakt selinë e tij e ka në Lozanë.”

“Ky program është mbështetës për të gjitha sportet, ndërsa do të mund t’iu bëj të ditur se 3 bursa janë përfituar nga 3 skiatorë për përgatitjen e tyre për Lojërat Olimpike Dimërore më 2018-ën, – ka vijuar ai. – Për herë të parë, bursat olimpike për “Tokio 2020” nisin që 3 vjet përpara, ndërsa gjithçka do të zërë fill në shtator. Jo vetëm kaq, por parashikohet kualifikimi i trajnerëve, menaxhimi dhe kualifikimi i kuadrit drejtues, apo krijimi i mundësive për shkëmbimin e eksperiencave në rajon dhe më gjerë.”

“Gjithashtu dhe java olimpike duhet parë disi më gjërë, ndërsa programet e solidaritetit olimpik janë tashmë dhe në Internet, – ka theksuar nr. 2 i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare. – Nëse Lozana ka 2,000 anëtare, ne kemi 38 Federatat, të cilat do të mund të jenë përfituese të këtyre programeve të solidaritetit Olimpik.” Duke hyrë në detaje për përfitimin e bursave është dhe një kusht i domosdoshëm që sportisti a sportistja, nuk duhet të jetë e dënuar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.

“Kurset e administratorëve sportivë janë të atilla që janë për të ndihmuar Federatat, – ka sqaruar Bello. – KOKSH-i ka lidhje me shkollën e sportit në Romë, por ama nëse nuk do të kërkojnë Federatat, atëherë nuk kemi se si të aplikojmë, sepse ikin dhe afatet e pjesëmarrjes në seminar. Së paku për një kurs kualifikimi të një Federate të caktuar duhet të jenë 20 persona, 40 % e të cilëve duhet të jenë femra.”

“Përfitimi është që të paktën diploma e kursit të avancuar të menaxherëve sportiv vjen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e shërben kudo. Mbi të gjitha duke qenë bashkë në Parkun e ri Olimpik do të kemi mundësi dhe zhvillimin e teknologjisë”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh