KOKSH / Reagon Doçi për Bezhanin: Nuk jemi ne organizatorët e Lojërave

Share Button

Bledar-Doci-Beograd

AlbanianSport.com 18.09.2016 19:50

Sulmi që presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka bërë ndaj Agjencisë së Shërbimit të Sporteve për neglizhencë në rastin e dëmtimeve të sportistëve, në mënyrë më specifike të Luiza Gegës, nuk është se ka kaluar në heshtje. Drejtori kësaj Agjencie, ish-volejbollisti i njohur i Dinamos dhe i ekipit tonë kombëtar të meshkujve, Bledar Doçi, e ka cilësuar deklaratën e Bezhanit si një teori atje ku mbrojtja më e mirë është sulmi.

“Duhet të dini, – thotë Doçi, – çdo Federatë sportive mbulohet me grant nga shteti për veprimtaritë e saj kombëtare dhe ndërkombëtare mbi bazën e të cilave bën dhe planifikimet për pjesëmarrjen në këto veprimtari. Po kështu dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është një institucion i cili merr buxhet për Lojërat Olimpike e organizatorja e pjesëmarrjes në këtë veprimtari është ajo.”

“I them këto sepse nuk është aspak përgjegjësi e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve për dëmtimet e sportistët, të cilët nuk kanë ardhur të kontrollohen në mjediset që ne kemi, ndërsa i kemi të gjitha mjetet shto dhe doktorin e fizioterapisten, – ka vijuar ai. Në rastin e doktorit Ostreni dhe të fizioterapistet Haxholli kërkesa nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i nisur më 24 korrik është protokolluar tek ne më 27 korrik.”

“Sa për dijeni ne nuk mund t’i ndjekim sportistët kur janë të pa grumbulluar, pasi më 2008-ën kanë qenë në Linzë për Pekinin dhe të grupuar vinin tek ne për t’u kontrolluar nga ana mjekësore, – ka theksuar pinjolli i një dinastie volejbolli në Shqipëri. – Jo vetëm kaq, por për Londër 2012 kanë qenë të grumbulluar në hotel “Rogner” dhe janë kontrolluar në grup.”

“Edhe në rastin e Luizës u vendos fizioterapistja, sepse e donte femër, dhe në momentin e dëmtimit në Korçë, edhe pse i është kërkuar që të shkonte atje, nuk ka dashur, – ka thënë Doçi. – Sot është duke bërë dy seanca në ditë fizioterapie në mjediset e laboratoret mjekësore të këtij institucioni. Pra në të tilla kushte nuk mund të sulmohet Agjencia e Shërbimit të Sporteve.

“Sidomos kur kjo bëhet për të mbuluar defektet e veta në organizimin e delegacionit olimpik shqiptar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ne kemi qenë të gatshëm në çdo moment, por s’ka ardhur askush për kontroll”, – ka përfunduar drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh