Gjergj Vyshka 14.10.2016 18:00
Gazetarët e “Fiks Fare” folën me disa protagonistë në RIO 2016. Peshëngritësi Briken Çalja thotë se mori vetëm nga 200 euro para xhepi, që kanë shërbyer si dieta. “Fiks Fare” disponon videon ku Brikeni firmos proces-verbalin.
Thotë se nuk i bënte kostumi kur do të garonte, ndërsa këmbëngul edhe një herë tjetër se nuk ka marrë bursë. Një tjetër sportist i intervistuar nga “Fiks Fare”, mundësi Sahit Prizreni, që në Rio bëri për Australinë tregon: “Ika me Australinë se më përzunë”.
“Garova për Australinë se s’më dhanë bursë në Shqipëri”, – ka shtuar mundësi. Ai shton se bursa e mundjes ishte për një mundës që nuk është shpallur “kampion” as në Shqipëri.
Shton se Federatën Shqiptare të Mundjes, me ndihmën e politikës, pritet ta marrë Arben Ndoka, ish-deputeti me precedentë penalë.