Gjergj Vyshka 28.02.2017 15:25
Për Bezhanin programi i bursave olimpike është shumë i rëndësishëm. “Por në disa Federata nuk po ndihet roli i femrës, – ka theksuar ai. – Me këtë ne kemi për qëllim t’i shërbejmë sportistëve të rinj, kualifikimit të trajnerëve, ndërsa kemi dërguar dhe jashtë për tre muaj. Ndërkohë sporti për të gjithë dhe sporti shkollor është një tjetër pikë e rëndësishme, ndërsa Federatat duhet të angazhohen më shumë në ditët olimpike”.
Ndërkohë zëvendësministri Dimraj ka bërë të ditur se kontributi i KOKSH dhe Bezhanit për veprimtaritë masive është i shkëlqyer. “Ne jemi duke zhvilluar platformën e edukimit fizik tek parauniversitarët, ndërsa shumë shpejt do të jetë gati dhe teksti për mësuedit e edukimit fizik në kopshte, – ka thënë Dimraj. Federata e Sportit Shkollor është arritja më e madhe dhe duhet thelluar bashkëpunimi me të.”
Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello, ka bërë dhe një prezantim të stafit të tij, që nis me vullnetarin nga Franca, Valentinin, që për 6 muaj do të jetë pranë institucionit të olimpizmit shqiptar. Më pas Luna Methasanin, Kliton Muçën, Eda Çaushin, Merita Guraziun dhe Luan Bekën. E të gjithë bashkë do të mund të bëjnë riaftësimin e Federatave në përfitimin e projekteve të solidaritetit olimpik.