Gjergj Vyshka 04.08.2016 11:35
Nuk ka më ceremoni pritjeje e përcjelljeje, por të gjithë drejt Rios. Kjo ka ndodh me delegacionin olimpik shqiptar, ndërsa dje janë nisur drejt kryeqytetit brazilian sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.
Sot do të niset flamurmbajtësja e Shqipërisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, me orën e Tiranës zhvillohet në ora 01:00 të mëngjesit të së shtunës, Luiza Gega së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe fizioterapisten Sidita Hoxholli.
Kjo e fundit ka qenë e angazhuar dhe do të jetë e përqendruar me nënkampionen e Evropës. E bashkë me ta do të jetë dhe peshëngritësja e peshës 53 kilogram, Evangjeli Veli, që do të jetë së bashku me trajnerin e caktuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, Sokol Bishanaku.
E kësisoj të gjithë janë gati për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, një delegacion që duket si një grusht i mbledhur, por që premton të bëjë një paraqitje dinjitoze për sportin shqiptar.
Delegacioni olimpik shqiptar
në “Rio de Zhaneiro 2016”
1) Luiza Gega Atletikë
2) Taulant Stërmasi Trajner
3) Izmir Smajlaj Atletikë
4) Vildan Tufi Trajner
5) Sidni Hoxha Not
6) Nikol Merizaj Not
7) Sadik Mema Trajner
8) Briken Calja Peshëngritje
9) Leonard Toska Trajner
10) Gjergji Ruli Shefi i Misionit
11) Kliton Muço Zyrtar
12) Mel Ostreni Mjek
13) Sidita Hoxholli Fizioterapiste
14) Elez Gjoza Zyrtar/Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
15) Evangjeli Veli Peshëngritje
16) Sokol Bishanaku Trajner