Gjergj Vyshka 28.02.2017 20:25
Në maj të këtij viti, Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Islamike, që zhvillohen në Baku të Azerbajxhanit. Sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello, ka bërë të ditur se do të jenë 7 disiplina sportive.
“Ne kemi pyetur dhe kemi marrë leje si në Ministrinë e Jashtme, ashtu dhe atë të Arsimit dhe Sportit, – ka sqaruar ai. – Këtu nuk bëhet fjalë për luftë fetare, përkundrazi janë lojëra që ndihmojnë në rritjen e paqes.”
“Dhe në këtë këndvështrim duke kërkuar që të kemi sportistët më të mirë do të kërkojmë të bëjmë një paraqitje dinjitoze”, – thotë Bello. Sakaq për të gjitha Federatat Sportive janë prezantuar dhe pjesëmarrjet në Festivalin Rinor Olimpik Evropian në Gior të Hungarisë.
Por edhe Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, si dhe Lojërat Olimpike Rinore në Argjentinë më 2018-ën. Madje për këtë të fundit janë dhënë dhe mundësitë e garave kualifikuese.