Gjergj Vyshka 28.02.2017 12:55
Bursat Olimpike, përgatitjet e rritjes cilësore të trajnerëve, apo dhe kuadrove drejtuesve, si dhe menaxhimi ka qenë fokusi i tryezës së djeshme. Kliton Muça ka shpjeguar se është shumë e rëndësishme dhe rritja për sportistët që lënë karrierën, që nesër mund të jenë trajnerë të aftë, si një pikë e Solidaritetit Olimpik.
“Mos harroni që ka dhe grante për ekipet që do të mund të arrijnë një kualifikim të mundshëm në Lojërat Olimpike, ndërsa përfituese në pjesëmarrjen në Ligën e Evropës vjet ka qenë dhe volejbolli, – ka sqaruar ai. – Bursa është 5000 dollarë duke parashikuar dhe ndeshjet jashtë për garat eliminatore.”
“Ndërkohë për Lojërat Olimpike Rinore, që është për moshat 15-18 vjeç, ka dhe gara kualifikuese”, – ka shtuar Muça. Koordinatorja e programeve të edukimit olimpik, Eda Çaushi, ka shpjeguar se promovimi i vlerave olimpike konsiston në edukimin olimpik dhe trashëgiminë kulturore.
Por kështu edhe atë të javës olimpike në shkolla, asistencën në zhvillimin e këtyre javëve, rritjen e barazisë gjinore dhe qëndrueshmërinë në sport. E seminari i ka dhënë fund këtij prezantimi të projektit të solidaritetit olimpik për Federatat sportive për periudhën 2017-2020.