Gjergj Vyshka 05.11.2016 14:20
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, nëpërmjet njoftimit për shtyp që ka shpërndarë dje në mënyrë elektronike, ka lajmëruar se, në kuadër të bashkëpunimit me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), organizon Seminarin e 3-të Mesdhetar mbi Menaxhimin Sportiv.
Seminari do të zhvillohet në këtë fundjavë në mjediset e hotel “Bleartit” dhe në të do të jenë pjesëmarrës përfaqësues të Komiteteve Olimpike, që janë anëtare të Komitetit Ndërkombëtar të Mesdheut. Seminari do të fokusohet në 3 tematika kryesore si: Mirëqeverisja e Organizatave Sportive, Marketingu Sportiv, Planifikimi Strategjik.
Lektorë në këtë Seminar janë Tierro Zintz (Drejtor i Programit Master Ekzekutiv (MEMOS) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Profesor i Menaxhimit Sportiv ne Universitetin Louvein, Belgjikë), Damjan Pintar (Ekspert Marketingu Sportiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Rozana Çiufeti (Drejtoresheë e Shkollës së Sportit pranë Komitetit Olimpik Italian), Stavri Bello (Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Mesdheut), Stratos Karetos (Komisioni Teknik i Komitetit Olimpik të Mesdheut) dhe Vojo Malo (Kryetar i Komisionit të Etikës së KOKSH).