AlbanianSport.com 09.11.2015 18:00
ASNN – Dy kampionët shqiptarë, atletja Luiza Gega dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj janë përzgjedhur nga Komitetit Olimpik Shqiptar, për të përcjellë mesazhin e lëvizjes botërore, “He for She” (Ai për Atë).
Ata kanë përcjellë edhe njëherë mesazhin e kësaj lëvizje në veprimtarinë e zhvilluar ditët e fundit në Shkollën e Bashkuar “Feti Vogli” në Baldushk. Lëvizjes botërore, “He for She”, i është bashkuar edhe vendi ynë.
Komiteti Olimpik Shqiptar me anë të dy sportistëve elitarë, atletes, Luiza Gega kampione dhe rekordmene në 800 e 1500 metra, dhe peshëngritësit Erkand Qerimaj ka përcjellë mesazhin e kësaj lëvizjeje, “të mbështesim femrën jo vetëm në sport por në çdo fushë të jetës”.
Në veprimtarinë e zhvilluar në shkollën e bashkuar “Feti Vogli”, përshëndetën, presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani, dhe Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj.