KOKSH / Gati një muaj pas mbylljes së “Rio 2016”, Bezhani, sot para shtypit

Share Button

Viron-Bezhani-tjeter-KOKSH-2014

Gjergj Vyshka 16.09.2016 11:35

Gati një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka lajmëruar daljen e tij për shtyp. Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që është lajmëruar dje nëpërmjet postës elektronike, kjo konferencë për shtyp do të zhvillohet në mjediset e këtij institucioni në ora 13:00. E vërteta është se e gjithë pjesëmarrja e Shqipërisë në Lojërat Olimpike është shoqëruar me problematika.

Problematika të cilat fillojnë që nga momenti i dorëzimit të flamurit jo më nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, por nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Që vazhdojnë me përplasjet për delegacionin që do të parakalojë në ceremoninë e hapjes në “Rio 2016” e deri tek mungesa e kostumit për peshëngritësen Evangjeli Veli. E më tej akoma, akuzat e peshëngritësit Briken Calja ndaj deklaratave të Bezhanit për bursën e tij.

Ndërkohë që ka pasur kundërshtime në ato që janë thënë nga vetë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Për të vijuar më pas në dy kohë të ndryshme të regjistruara nga Federata Shqiptare e Notit për Sidni Hoxhën dhe Nikol Merizajn, të cilat kanë qenë konfirmuar dhe nga Federata Botërore e Notit. Por që në fund, edhe për mungesë në mbledhjen teknike, Hoxha doli me tjetër kohë. E akuzat e të atit, Shpëtimit, apo dhe dëmtimi i Luiza Gegës, që prishi të gjithë atmosferën e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Rio.

Shkurt një pjesëmarrje që përpos problematikës duket se ka thelluar dhe përçarjet mes anëtarëve të Komitetit Drejtues me presidentin Bezhani, pse jo dhe me Federatat Sportive. E në të gjithë këtë periudhë i pari i Olimpizmit shqiptar ka pasur kohën e duhur për të mbledhur dokumentacionin e për të dëshmuar sot në konferencën e tij për shtyp gjithçka të vërtetë që lidhet me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Gjithnjë duke mbrojtur Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar…

 

Rezultatet e delegacionit olimpik shqiptar në “Rio 2016”

 

Peshëngritje:

Pesha 53 kg              Evangjeli Veli           vendi i tetë (165 kg)

Pesha 69 kg              Briken Calja              vendi i pestë (326 kg)

 

Not:

100 m stil i lirë           Nikol Merizaj             vendi i 43-të (59”99)

50 m stil i lirë             Sidni Hoxha              vendi i 41-të (22”80)

 

Atletikë:

Kërcim së gjati          Izmir Smajlaj              vendi i 21-të (7.72 m)

3,000 m/p                   Luiza Gega               vendi i 48-të (9’58”49)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh