Gjergj Vyshka 17.09.2016 21:50
Mbrohet Bezhani: “Të gjithë që hodhën baltë mbi KOKSH do të përballen me ligjin.” Presidenti i institucionit më të lartë të olimpizmit shqiptar: “Të gjithë polemikat kanë qenë të stisura dhe të shtyra dhe shumë shpejt do të dalin ato persona që i kanë sajuar. Rezultatet për një grup të vogël që kishim ne ishin të mira.”
Ndërkohë, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, duket se ka qenë jashtë temës së diskutimit ndërsa pjesëmarrjen e delegacionit olimpik e ka lidhur me Edukimin Fizik, orët e mësimit, shkollës, mësuesit e fiskulturës, masën muskulore, apo dhe trajnerin.
“Megjithatë mund të them se mund të ketë dhe defekte, por rezultatet janë të mira”, përfundon Dimraj.