KOKSH / Bezhani: Edhe Shqipëria, në hartën e keqe të dopingut

Share Button

doping-shiringa-me-sfond

Gjergj Vyshka 15.01.2016 11:35

i ftuar në emisionin “Kolor” në Televizionin Shqiptar, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, e ka pranuar tashmë faktin që Shqipëria është në hartën e shteteve të dyshuara për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara. E kjo më së shumti në peshëngritje, gjë që reflekton edhe në numrin e sportistëve të kualifikuar me normë për në Olimpiadë. “Mund të kenë kaluar një herë, por ama ky nuk është sport”, – ka deklaruar ai.

“Mos harroni që është fenomen botëror, ndërsa dënuar atletika ruse, atje ku Rusia si shtet rrezikon të përjashtohet nga të gjitha ngjarjet sportive ndërkombëtare, – ka vijuar ish-mundësi. – Në Gjermani dënimi për përdorimin e substancave të ndaluara shkon deri në tre vjet. Ne jemi duke u munduar që nëpërmjet edukimit në shkolla, shtimit të orëve të fizkulturës dhe të bërit sport të largojmë rininë në droga dhe veset e këqia. Ne nuk na vjen mirë që goditet peshëngritja.”

“Shanset janë që në Olimpiadë të jenë Calja e Qerimaj me normë, sepse kanë përpara Evropianin e doemos duhet të ngjiten në podium, – ka pohuar Bezhani. – Por ne shpresojmë që edhe në xhudo të na bashkëngjitet një sportiste kosovare e më pas të jetë pjesë e Shqipërisë. E sigurt është se 4-6 sportistë, apo 7 do të na përfaqësojnë në Brazil”, – theksoi kreu i KOKSH-it, i cili ka bërë të ditur se sporti është promovuesi më i mirë i turizmit shqiptar.

“E kjo jo vetëm në këtë Olimpiadë, por dhe në të gjitha aktivitetet ku merr pjesë Shqipëria. Nëse vite më parë e kemi pasur të vështirë të tregojmë se është Shqipëria, apo kur të tjerë na vinin me bukë e kuzhinë me vete në Kampionatit Evropian, sot e dinë se ku ndodhet vendi ynë e këtë e bën vetëm sporti”, – ka përfunduar Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh