AlbanianSport.com 12.01.2015 11:45
ASNN – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të mbështesë kualifikimin e trajnerëve dhe sportistëve me zhvillimin e kurseve të drejtuar nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Kjo garanci është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, i cili ka ftuar federatat që të paraqesin projekte për kurse të tilla, pasi nuk ka kufizime dhe gjithçka bëhet zhvillimin e mëtejshëm të sportit në vend.
Kurset si ai që po zhvillohet në këto dy javë të para të janarit në Tiranë me trajnerëve të atletikës dhe mësues të fizkulturës janë në fokus të punës së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Kjo garanci është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar, ka theksuar se organizmi që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare do të mbështesë kualifikimin e trajnerëve dhe sportistëve me zhvillimin e kurseve të drejtuar nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.
Madje Bello ka ftuar federatat që të paraqesin projekte për kurse të tilla, pasi nuk ka kufizime përsa i përket numrit. Kursi i trajnerëve të atletikës dhe mësues të fizkulturës u mbështet edhe nga Federata Shqiptare e Atletikës dhe Drejtoria e Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.