KOKSH / Asambleja e Jashtëzakonshme, në shtetrrethim, shkarkohet Bezhani

Share Button

AlbanianSport.com 10/01/2021 19:10

ASNN – Shkarkohet presidenti Bezhani, miratohen ndryshimet në statut. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon të notojë në ujëra të turbullta, teksa 2021-shi ka nisur me një tjetër episod kontradiktor. Të dielën, më kërkesë të 2/3-ve të anëtarëve, siç edhe e parashikon statuti, është mbledhur në kryeqytet Asambleja e Jashtëzakonshme e organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptar. Gjithçka ka ndodhur në fshehtësi të plotë, pa asnjë njoftim për mediat, të cilat më pas nuk janë lejuar as të futen në mjediset ku po zhvilloheshin punimet e Asamblesë.

Ndërkaq, teksa protokollet shëndetësore për mbrojtjen nga Covid-19 nuk lejojnë grumbullimin e jo më shumë se 10 personave, në sallën ku është mbajtur kjo Asamble, ndonëse me një largësi të pranueshme nga njëri-tjetri, kanë qenë afro 60 persona. Po, kështu, edhe më pas, të paktën deri 24 orë më vonë, nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ndodhi. Interesant është fakti se në Asamblenë e Jashtëzakonshme të zhvilluar të dielës nuk merrnin pjesë as Presidenti Viron Bezhani, i cili ka deklaruar nuk është njoftuar.

Por as Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye personale, dhe as përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilët, të kontaktuar nga Fjala.al, nuk kanë pranuar të komentojnë mbi mungesën e tyre në këtë Asamble. Po kështu, në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë bërë të ditur se nuk janë njoftuar zyrtarisht, ndaj nuk kanë marrë pjesë, ndërsa disa Federata të tjera, siç ishte ajo e Basketbollit, janë njoftuar, por nuk kanë marrë pjesë. Tre ishin ndryshimet që ishin kërkuar, por nuk kanë gjetur mbështetje të plotë.

Dy prej pikave janë miratuar dhe kështu nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë më me të drejtë vote anëtarët me titull individual në përbërje të KOKSH-it, ndërsa shoqatat sportive që drejtojnë një sport olimpik duhet të kenë një votë. Një prej pikave më të nxehta ishte që të përjashtoheshin nga kandidimi i personave të përfshirë në politikë në pesë vitet e fundit, gjë që është hedhur poshtë me votim. Po kështu, në Asamblenë e Jashtëzakonshme, është vendosur që të shkarkohet presidenti Viron Bezhani, me 45 vota pro dhe 9 kundër.

Këto ndryshime në Statut duhet të kalojnë në gjykatë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Burime zyrtare në Ministri kanë pohuar për Fjala.al se po presin të vijnë materialet e kësaj Asambleje, për të verifikuar si ligjshmërinë e saj, ashtu edhe të vendimeve të marra në të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh