Koha, ajo që nuk u premton lojërave me dorë për infrastrukturën sportive

Share Button

Editorial-blloku

Nga Gjergj Vyshka 31.10.2015 15:35

Ndërkohë që është bërë një “rrokadë” me Malin e Zi, ndeshja e kthimit më 19 nëntor 2016 do të luhet në Shqipëri, atje ku zyrtarët e basketbollit shqiptar duhet të konfirmojnë Pallatin e Sportit. E kjo jo vetëm për Malin e Zi, që është ndeshja e fundit eliminatore në fushën tonë, por dhe përballjet me Britaninë e Madhe dhe Italinë. Tashmë tensioni mbi të gjitha tek drejtuesit tanë është tepër i lartë, së pari për përgatitjen maksimale të ekipit, i cili do të drejtohet nga trajneri i Tiranës, Erdal Borova, e së dyti për plotësimin e infrastrukturës sipas kërkesave të ndërkombëtareve.

Këtë herë na e plotësoi dëshirën Mali i Zi, por si do të bëhet më 2016-ën, apo duhet që gjatë gjithë kohës ky ekip të jetë udhëtues i përhershëm? Gjë që nuk është normale për askënd. Të paktën e dimë niveli se deri ku mund të shkojë kjo kombëtare, që në një farë mënyre nuk bën askënd optimist. Por të paktën t’u krijojmë ngrohtësinë vajzave kuqezi që të luajnë në shtëpi, sepse edhe tifozeria duhet ta dijë që ka një kombëtare basketbolli femrash. Ashtu sikurse duhet të ketë për meshkuj. Ashtu sikurse duhet të ketë edhe në volejboll.

Qeveria e ka futur në plan rregullimin e Pallateve të Sportit. Ndoshta shumë vonë, sepse veprimtaritë kombëtare të lojërave me dorë sapo kanë nisur. Dhe një restaurim i tanishëm i “Asllan Rusit” do të thotë ngarkesë dyfish jo vetëm për “Farie Hotin”, po pse jo dhe për sallën sportive në Bathore. E më tej akoma ndryshim tërësor i të gjitha orareve të ndeshjeve. Gjithsesi tashmë e dimë që me Malin e Zi do të luajmë më 25 nëntor në Podgoricë, sikurse më 21 nëntor në Itali, skuadër e cila, ashtu sikurse ajo kuqezi, është me trajner të ri.

Por më tej ku do të jemi? Infrastruktura dhe cilësia e kombëtares së femrave dy pika kryesore që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për të qenë sa më dinjitoz ndaj ndërkombëtareve.

 

Kalendari i Shqipërisë në Eliminatoreve:

21 nëntor 2015         Itali – Shqipëri                      ora 18:00

25 nëntor 2015         Mali i Zi – Shqipëri               ora 20:30

20 shkurt 2016         Britani e Madhe – Shqipëri

24 shkurt 2016         Shqipëri – Itali

19 nëntor 2016         Shqipëri – Mali i Zi

23 nëntor 2016         Shqipëri – Britani e Madhe

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh