Kodheli: Basketbolli duhet t’i kthehet traditës së Besëlidhjes

Share Button

Basketball-topi-ne-kosh-tjeter

AlbanianSport.com 24.09.2014 18:25

Besëlidhja e Lezhës, në morinë e disiplinave sportive që ka ushtruar, ka pasur dhe basketbollin, që tashmë nuk ekziston më. Duke folur për gazetat sportive të ditës, një ndër basketbollistët që lezhjanë është Kastriot Kodheli, i cili do të deklaronte: “Historia e basketbollit lezhjan i ka fillesat e saj para viteve 1970, ndërsa unë edhe pse isha 15 vjeç kam luajtur me të rriturit. Karriera ime modeste si lojtar dhe trajner ka qenë deri në vitin 2005. Unë i kujtoj me shumë respekt bashkëpunëtorët e mi me të cilët i ofruam Lezhës një basketboll argëtues.”

“Kemi pasur ekipe zinxhir që nga fëmijët e deri tek më të rriturit, – ka vijuar ai. – E jo vetëm kaq, por kemi pasur skuadra meshkuj dhe femra, që kanë milituar në Kategorinë e Dytë dhe të Parë. Përmend këtu Ylli Mezurin, Afrim Mollën, Alfred Rushajn, Nikolin Pacin etj. Diku kam lexuar se specialistët amerikan e konsiderojnë basketbollin si sport elitar për edukimin psiko-motor të fëmijëve. Një të tillë unë e kam konstatuar në punën time me fëmijët e moshës 12-18 vjeç. Sipas mendimit tim basketbolli ka pasur ndikim pozitiv në edukimin dhe formimin universal të të rinjve.”

“Madje është i admirueshëm dhe argëtues dhe për sportdashësit lezhjanë, – ka theksuar ish-basketbollisti lezhjan. – Gjithçka që them nuk ka të bëjë me qenien time si sekretar i klubit “Besëlidhja”, por si sportdashës modest i këtij qyteti. Gjykoj që futbolli ka qenë dhe mbetet sporti elitar i këtij qyteti, për vetë vlerat dhe historinë e tij. Por kurrsesi nuk jam pro idesë që sportet e traditës të mos jenë pjesë e këtij qyteti. Klubi Sportiv “Besëlidhja”, me popullsi të kufizuar dhe kushte social-ekonomike shumë herë të disfavorshme me ditët e sotme, ka pasur ekipe elitare, ndër to dhe lojërat me dorë.”

“Sa për zgjidhje mendoj se Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë duhet të ketë mes të tjerave dhe vëmendjen për të ngritur basketbollin, sepse ecuria e këtyre ekipeve do të mund të sensibilizojë dhe pushtetin lokal për më shumë mbështetje. Kam një mendim të veçantë dhe kërkoj një trajtim të veçantë në lidhje me konceptimin e edukimit fizik në shkolla, referuar dhe reformës së bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Unë jam plotësisht i gatshëm, referuar dhe moshës, për të kontribuar në ringritjen e basketbollit në Lezhë”, – ka përfunduar Kodheli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh