Albaniansport.net 18.01.2016 23:20
ASNN – Miroslav Klose do të tërhiqet nga futbollit në fund të këtij edicioni. Sulmuesi gjerman i Lacios, i cili në qershor mbush 38 vjeç, beson se ka ardhur koha të largohet nga futbolli, pas këtë po e kërkon edhe trupi i tij.
Kujtojmë se këtë edicion, kampioni i botës në 2014-ën me Gjermaninë dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve, ka luajtur vetëm në 7 ndeshje për Lacion.
Ndërkaq, me golin e realizuar të dielën pasdite në “Enfilld Roud” dhe që mjaftoi për t’i dhënë skuadrës së tij, Mançester Junajtid, fitoren minimale, por mjaft të vyer në fushën e rivales historike, Liverpulit, Uejn Runi ka hyrë në histori.
Ai është bërë sulmuesi që ka shënuar më shumë gola në Premier Ligën Angleze, plot 176, me një klub të vetëm. Runi theu kështu rekordin që mbahen nga Tierri Honri me Arsenalin.