Gjergj Vyshka 31.10.2016 10:40
Kinostudio dhe Vllaznia kanë arritur ato që mund të konsiderohen padyshim si rekordet e Kampionatit i 8-të Kombëtar të Futbollit për Femra.
Kinostudio, edhe duke luajtur për javën e dytë radhazi në fushën e vet, ka mundur plot 23-0 Skënderbeun, që duket se nuk është më skuadra e një edicioni më parë.
Ndërkohë, Vllaznia, si kampione në fuqi, nuk e ka mëshiruar Dajtin, edhe pse ka luajtur në fushë të huaj, ndërsa ka fituar 19-0.
Bëjnë përshtypje barazimet e Tirana AS dhe Teutës në vizitat shkodrane. Bardheblutë 1-1 me Akademinë “Albania Ajaks Schools”, kurse durrsaket 2-2 me Juban Danjën.
Dhe një tjetër fitore e thellë, por në fushë të huaj, është ajo e Apolonisë, 7-0, ndaj “The Door”.
Pas dy javësh, kryesojnë me pikë të plota 6, Kinostudio, Vllaznia e Apolonia, që premtojnë një betejë interesante për titull.
Kampionatit i 8-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e dytë
(29 tetor 2016)
Të shtunën:
Kinostudio – Skënderbeu 23-0
Dajti – Vllaznia 0-19
AAS – Tirana AS 1-1
The Door – Apolonia 0-7
Juban Danja – Teuta 2-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Kinostudio 2 2 0 0 31-0 6
2. Vllaznia 2 2 0 0 26-0 6
3. Apolonia 2 2 0 0 12-0 6
4. Tirana AS 2 1 1 0 11-1 4
5. Skënderbeu 2 1 0 1 2-24 3
6. Dajti 2 0 0 2 1-21 0
7. Teuta 2 0 1 1 2-7 1
8. AAS 2 0 1 1 1-8 1
9. Juban Danja 2 0 1 1 2-10 1
10. The Door 2 0 0 2 0-17 0