Gjergj Vyshka 27.02.2015 13:50
Presidenti i Federatës Shqiptare të Kikboksit, Xhavit Bajrami, dhe sekretari i përgjithshëm i saj Bledar Kuka kanë lajmëruar se më 7 mars 2015, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, do të zhvillohet Kampionati i 2-të Kombëtar.
Ky kampionat do të nisë në ora 10:00 me ceremoninë hapëse, ndërsa në turne janë të ftuar të marrin pjesë sportistë të shoqatave nga Kosova.
Ky aktivitet ka rëndësi jo vetëm sepse është veprimtaria kryesore e vitit 2015, por edhe sepse shërben si testim për kampionatin botëror që do të zhvillohet në fund të muajit prill dhe në nisje të muajit maj në Portugali.