Kikboks / Brus & Stiven Jakupi ftohen në një turne ndërkombëtar në Tajlandë

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2018 12:30

ASNN – Dy sportistë shqiptarë për herë të parë do të shkojnë në një veprimtari ndërkombëtare në Tajlandë. Bëhet fjalë për një turne në kikboks, pikërisht në vendin e origjinës së këtij sporti, i cili njihet në të gjithë botëb. Ky është fati që i ka buzëqeshur vëllezërve Jakupi, Brusit dhe Stivenit, të cilët pak muaj më parë në Piza janë shpallur përkatësisht “kampion” dhe “nënkampion bote”. Dhe pikërisht këto dy trofe i kanë sjellë ftesën vëllezërve Jakupi, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar një diçka të jashtëzakonshme praninë e tyre.

“Është një ëndërr e bërë realitet, – deklarojnë për të përditshmen sportive shqiptare “Sport Ekspres” Stiven dhe Brus Jakupi, – sepse do të marrim pjesë në një veprimtari shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Në të do të jenë skuadra mjaft profesioniste dhe sportistë të një niveli mjaft të lartë. Gjithçka lindi pas turneut në Itali, ndërsa mjeshtrat na panë dhe na dërguan ftesën. Veprimtaria do të zgjasë një muaj, pasi fillimisht do të ketë edhe trajnime të rëndësishme për këtë sport. Më pas janë ndeshjet, që kanë më shumë rëndësi.”

“Shpresojmë e besojmë  se me përgatitjet që kemi bërë do të arrijmë të jemi në vende të para. Është një ftesë personale ndaj nesh dhe kjo ka shumë rëndësim, por edhe vlerësim, pavarësisht moshës sonë të re”, – konfirmojnë dy binjakët nga Vlora. Pjesëmarrja për dy vëllezërit Jakupi në veprimtarinë ndërkombëtare të Tajlandës ka dhe një veçori të madhe, pasi të dy binjakët kanë marrë tashmë dhe certifikatën e trajnerit dhe të gjyqtarit ndërkombëtar në kikboks. Ato tashmë stërvitin njëri-tjetrin duke u kujdesur për njëri-tjetrin sikurse të ishte garë.

“Do të jemi trajnerë të njëri-tjetrit, ndërsa për t’u theksuar është fakti se jemi njëkohësisht dhe sportist, edhe teknik”, – kanë përfunduar vëllezërit Jakupi, kurse aktiviteti në Tajlandë do të zgjasë një muaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh