Kikboks / 30-vjeçari Sokol Jakini e mbyll karrierën si “Kampion i Evropës”

Share Button

kikboks-nikola-jakini-fitore-2016

AlbanianSport.com 24.11.2016 18:45

ASNN – Sokol Jakini u shpall “kampion” i Evropës në kikboks. Sportisti shqiptar fitoi duelin e peshës deri 76 kilogramë me rumunin Marian Serban e zhvilluar në Areco. Një rikonfirmim i Jakinit, i cili triumfoi edhe vitin e kaluar me të njëjtin sfidant. Përballja mes Jakinit dhe Serban ishte tepër e luftuar dhe e ekuilibruar. Spektakël dhe emocion në 7 raundet e zhvilluara, ku fituesi u përcaktua me pikë me vendim unanim nga gjyqtaria.

Kjo ishte sfida e fundit në karrierë për 30-vjeçarin Sokol Jakini që nuk ka asnjë humbje, i cili drejton edhe një ekip që mban emrin e tij, duke zhvilluar akoma më tej disiplinën e kikboksit. Kështu, shqiptari nga Shkodra, i cili, prej10  vitesh jeton Itali, ka bërë histori, duke u shpallur “kampion evropian” në sportin e kikboksit, ku përballë, në pallatin e sportit në Areco të Italise ka patur sfidantin rumun, Marian Serbian.

28-vjeçari nga Shkodra, Sokol Jakini, që njihet nga miqtë dhe shokët edhe me emrin Nikola dhe që jeton ne Areco, mbajtës i titullit “kampion” i Evropës në këtë sport për vitet 2013 dhe 2015, ka triumfuar edhe në këtë finale, duke mundur konkurrentin tjetër nga Rumania, Marian Serban, në një duel që vetëm në raundin e 7-të, shqiptari Jakini ka arritur ta mposhtte kundërshtarin, duke fituar me pike këtë duel që e shpalli atë kampion absolut të Evropës në këtë sport.

Kjo finale është ndjekur, përveç të apasionuarve italianë të këtij sporti, por salla ka qenë e tej mbushur me një numër të madh shqiptarësh, që e kanë përkrahur vazhdimisht kampionin Jakini, i cili, më në fund arriti të ruajë titullin “kampion” të Evropës në kikboks për peshën 78 kg, ku, në karrierën e tij numëron 21 fitore dhe veten një barazim. Kënaqësi ishte edhe shpalosja e flamurit shqiptar në pallatin ku po zhvillohej kjo finale.

Po kështu u këndua edhe himni kombëtar. Pas kësaj fitoreje, kampioni i rikonfirmuar i Evropës, Sokol Jakini, deklaroj se do tërhiqet nga ky sport, por që do të vazhdonte në rolin e trajnerit për të rinjtë në këtë disiplinë sportive. Jakini ka bërë historinë duke ngritur peshe zemrat e mijëra shqiptarë që jetojnë në Itali që ndodheshin në përkrahje të tij.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh