“Kik-boks” / Florian Marku, dy minuta për të hedhur serbin në tapet

Share Button

AlbanianSport.com 09/06/2018 08:25

ASNN – Një goditje me shqelm në krahun e majtë, midis mëlçisë dhe brinjëve, e ka detyruar Slladan Dragisiç të dorëzohet pa kushte. Florian Marku, kikboksieri dhe njëkohësisht sportisti shqiptar i disiplinës së MMA-së, është për rekord. I kanë mjaftuar dy minuta për të “mbytur” kundërshtarin e tij serb, Slladan Dragisiç, në kafazin e hekurt, atje ku zhvillohen ndeshjet e lira. Në një Pallat Sporti si “Asllan Rusi” të mbushur plot, adrenalina ka qenë në maksimum, aq më tepër që bëhej fjalë për një duel Shqipëri-Serbi.

Jo vetëm publiku, por dhe Marku e ka pasur në nivelin maksimal patriotizmi, teksa është ngjitur në ring me kapelën me shqiponjën dykrenare. Bandelorat për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, apo “Autoktonus”, nuk kanë munguar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Veçse më parë, nëpërmjet qendrës së zërit, është bërë thirrje për të mos hedhur sende e për të mos provokuar, ndërsa publiku ka dëgjuar dhe nuk ka pasur kohë për të bërë gjëra të tilla. Edhe sepse Marku nuk i ka dhënë asnjë shans serbit Dragisiç.

6 ndeshje ka bërë Florian Marku dhe të gjashtë i ka me KO, si në kik-boks, ashtu dhe në MMA. Tashmë bëhet gati për të hyrë në UFC, ndeshje të lira profesioniste, ku tenton të ngrejë lart flamurin shqiptar. Ashtu sikurse ishte parashikuar, përpara sfidës së mbrëmjes Marku-Dragisiç, janë zhvilluar edhe 4 ndeshje të tjera. Kështu në kik-boks në peshën 60 kilogram, Xhelili ka mundur Hoxhën, 2-1. Po në kikboks, po këtë herë për femra në peshën 60 kilogram, Cani ka fituar 3-0 ndaj Novruzajt. Në kikboks në peshën 77 kilogram, Xhepa ka fituar me nokaut teknik në raundin e tretë ndaj Zaranjakut.

Ndërkohë që me ndërprerje ka fituar Xhanikidis në raundin e parë, në peshën 67.5 kilogram, ndaj Loxhës. Një ndeshje që ka shkaktuar dhe irritim, por që më pas gjithçka është qetësuar nga qendra e zërit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh