AlbanianSport.com 13.02.2015 22:35
ASNN – Kevitani në grupin A dhe Internacionali në grupin B janë shpallur kampionë të dimrit në përfundim të fazës së parë të Kategorisë së Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Midis ndeshjeve të kësaj jave, spikati në grupin A fitorja 5-2 që Eagles korri ndaj Bulqizës, ndërsa Internacionali fitoi 4-3 ndaj Sportingut të Tiranës. Në këtë takim spikati dygolëshi i realizuar për vendasit nga Armando Bardhi, i cili ia ka dedikuar atë kujtimit të vëllait të ndjerë, një dygolësh që sidoqoftë nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij të shmangë humbjen.
Po kështu, duhet theksuar se goli i dytë i Internacionalit, që mori kështu fitoren e 3-të në 9 ndeshje, ku ka marrë një barazim, si dhe ka pësuar 5 humbje, u shënua nga portieri Ermal Mazari, i cili, sikundër ndodh shpesh me portierët, nuk i ka dhënë asnjë shans homologut të tij përballë, duke përshëndetur rrjetën. Ndërkaq, Jehona e Kozarës ka fituar sërish me vështirësi, ndërsa përballë dje në Elbasan ka pasur Jang Bojs të Korçës. Të parët e gjejnë rrugën e rrjetës djemtë e Jehonës, të cilët në minutën e 5-të, shënojnë me anë të Dyrmos.
Por brenda pjesës së parë është barazuar rezultati prej lojtarëve të Jang Bojsit, nga pika e bardhë e 11-metërshit, atje ku ka qenë i saktë Felahu në minutën e 40-të. Ndeshja nuk ka qënë aspak e qetë, pasi arbitri është detyruar të tregojë dy herë kartonin e kuq për Sorrën e Pepën. Në vështirësi të dy ekipet përpiqen për të dhënë maksimumin dhe për të grumbulluar trepikëshin, gjë që e bën Kajo për Jehonën e Kozarës në minutën e 76-të. Dhe në fund i ka dhënë një fitore të rëndësishme miqve në këtë fund të fazës së parë, atje ku Kevitani dhe Internacionali janë kampionët e dimrit.
Jang Bojs – Jehona Kozarë 1-2
Shënues: Felahu 40’ (11-m.) / Dyrmo 5’, Kajo 76’
JANG BOJS: Beshiri, Miti, Felahu, Sorra, Kapllani, Cenko, Sulillari, Fezaj, Çaushi, Xhangolli, Feçanji. Trajner: H. Kapllani
JEHONA KOZARE: Çela, Xhafa, Ruçi, Pepa, Alushi, Rrogozi, Hima, Kajo, Qyli, Qerozi, Dyrmo. Trajner: B. Fraholli
GJYQTARË: D. Muça, K. Bodurri, M. Salla (Elbasan)
KARTONË TË KUQ: Sorra / Pepa
Kategoria e Tretë
Grupi A
Java e 11-të
(10-12 shkurt 2015)
Të martën:
Kevitan – Flabina 15-0
Të mërkurën:
Eagles – Bulqiza 5-2
Sporting Tiranë – Internacional 3-4
Të enjten:
Drini FK – Ada e Velipojës B 0-1
Të dielën:
Spartaku – Djelmnia
Shkëndija Tiranë – AAS
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kevitan 11 11 0 0 76-4 33
- Bulqiza 10 9 0 1 52-7 27
- Spartaku 10 8 0 2 50-14 24
- Eagles 10 7 1 2 24-11 22
- Djelmnia 10 6 0 4 31-8 18
- Ada Velipojë B 10 4 1 5 16-21 13
- Internacional 9 3 1 5 19-24 10
- Flabina 11 3 1 7 18-49 10
- Shkëndija Tiranë 10 3 0 7 15-32 9
- AAS 10 2 0 8 10-63 6
- Drini FK 9 1 1 7 8-54 4
- Sporting Tiranë 10 0 1 9 14-44 1
Grupi B
Java e 11-të
(10-11 shkurt 2015)
Të martën:
Adriatiku 2012 – Shkëndija Durrës 1-1
Pajova – Golemi 2-3
Valbona – Gramshi B 3-0 (në tavolinë)
Të mërkurën:
Internacional – Fushë-Mbreti 2-1
Të premten:
Jehona Kozarë – Jang Bojs 2-1
Të dielën:
Rubiku – Sopoti B
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Internacional 11 9 1 1 27-6 28
- Shkëndija D 11 6 3 2 18-7 21
- Valbona 10 6 2 2 22-15 20
- Rubiku 10 6 1 3 23-15 19
- Golemi 10 5 0 5 16-15 15
- Fushë-Mbret 11 4 3 4 16-16 15
- Jehona Kozare 11 4 3 4 14-14 15
- Adriatiku 2012 9 3 2 4 21-20 11
- Pajova 9 3 1 5 15-20 10
- Jang Bojs 8 2 1 5 8-10 7
- Sopoti B 7 2 0 5 8-19 6
12. Gramshi B 11 0 1 10 3-34 1