Kevin De Bryjne, një moment “Jo” për belgun, por në horizont është derbi

Share Button

AlbanianSport.com 01/11/2021 20:10

ASNN – Guardiola shpreson ta ketë mesfushorin për derbin me Mançester Junajtid. Kevij De Bryjne po punon shumë për të qenë gati në derbin e së shtunës me Mançester Junajtid në “Olld Traford”. 30-vjeçari belg ka qenë lojtari kryesor në “Etihad”, madje në të gjithë Premier Ligën, për pjesën më të madhe të qëndrimit të tij 6-vjeçar. Guardiola është i shqetësuar pas humbjes tronditëse të së shtunës, 0-2 në shtëpi përballë Kristal Palesit, veçanërisht kur shikon se talenti i tij i mesfushës nuk po jep sa duhet për Mançester Sitin.

Sepse belgu aktualisht nuk është në formën e tij më të mirë dhe nuk mund të jetë në 11-tëshen kryesore. De Bryjne u la në stol për ndeshjen me Brajton & Hove Albionin 9 ditë më parë, dhe Siti shkëlqeu. Dhe të shtunën, kur ekipi i tij, i mbetur me 10 lojtarë e kur kishte më shumë nevojë për të, trajneri Guardiola e largoi atë para kohe. Duket se mesfushori belg ka nevojë për pushim. Ndoshta vera traumatike, me dëmtime në finalen e Ligës së Kampioneve dhe në “Euro 2020” nuk ka kaluar për futbollistin e “Qytetarëve”.

I pyetur nëse ishte një mundësi t’i jepte atij frymëmarrje, Guardiola tha: “Nëse ata luajnë apo pushojnë, është vendimi im sepse unë e di formacionin. Standardet tona si ekip, individualisht dhe kolektivisht, janë kaq të larta. Ne e dimë se sa e vështirë është ta mbash vendin në formacion. Nuk është vetëm Kevin, është edhe Rijadi, Rahimi… të gjithë lojtarët kryesorë që na kanë ndihmuar të fitojmë në të kaluarën. Gjithçka që kemi bërë në këto vite është falë një lojtari si Kevini. Ai është një lojtar kaq i rëndësishëm për ne dhe një person i shkëlqyer.”

“Në të gjitha sezonet ka ulje dhe ngritje dhe ndeshja e radhës është një mundësi tjetër, – ka vijuar trajneri katalan i Mançester Sitit. – Kevini e di këtë.” Mesfushori belg tashmë është duke u stërvitur fort për të arritur formën e duhur, pasi të shtunën përballë do të ketë Mançester Junajtid.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh