Këto veprimet veçse i largojnë notarët, nuk i afrojnë

Share Button

bashkim-aliraj

Nga Bashkim Aliraj* 16.01.2015 20:15

Para 3-4 muajsh nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar notares Anxhela Kashari iu dha bursa olimpike që është 1000 dollarë prej të cilave 200 dollarë janë për nevoja personale. Me këtë vendim gjithë dashamirësit e notit u gëzuan, sepse kësaj notareje i takonte bursa për shkak të rezultateve të arritura. Kjo tregon se dhe noti si sport po zë një vend të rëndësishëm. Por nuk kaloi kohë dhe Anxhelën e thërrasin në Federatën Shqiptare të Notit, atje ku Sekretarja e Përgjithshme Suela Haxhia dhe presidenti Agim Çiraku i kanë kërkuar që të lërë shkollën dhe për një muaj të stërvitet jashtë vendit në Itali. Alternativa është kjo; ose sportin, osë shkollën. “Kështu është rregulli”, i thanë etj.

Të indinjon me të vërtetë qëndrimi i Federatës Shqiptare të Notit. Është njësoi si t’i thuash notares që lëre notin. Ai e di fare mirë që me sport mund të merret dhe 3-4 vjet (sidomos kur është në Universitet) dhe aq më tepër për vajzat dhe më vonë ata shikojnë të ardhmen e tyre. Ai e di fort mirë që me shkollën do të sigurojë jetën. Nëse ai do të bëhet nesër një ekonomist, arkitekt, mësues, apo mjek i mirë do të punojë që të jetojë sa më mirë. Por nëse janë rregullat kështu, përse nuk u thuhet që në fillim sportistëve kjo gjë? Por kur u jepet një bursë pas 3-4 muajsh ajo u hiqet përsëri. Mendoj se kjo nuk është e drejtë dhe serioze.

Përpara se t’iu jepet bursa duhet t’i studiojmë gjërat me qetësi. Unë mendoj se mungon dëshira dhe predispozicioni për ta ndihmuar këtë notare. Ajo i ka mundësitë qe edhe shkollën e Lartë ta bëjë dhe stërvitjen ta kryejë mirë me trajnerin e saj Shpëtim Hoxha. Pastaj si është e mundur që një vajzë 18-19 vjeçe të shkojë vetëm që të stërvitet në Itali. A nuk kemi nxjerrë mësime nga eksperienca e hidhur në peshëngritje para disa muajsh në Greqi? Përse duhet t’i largojmë sportistët kaq larg? Këtu pishina me ujë të ngrohtë ka, prindërit notarja i ka pranë dhe trajnerin e saj që e ka bërë kampione dhe rekordmene të vendit e ka afër. Dhe përse 2 standarde?

Atletja jonë Luiza Gega, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, është duke u stërvitur në Barcelonë, ndërsa notares Anxhela Kashari i thuhet që të shkojë në Itali dhe të stërvitet me një trajner tjetër të huaj. Unë mendoj se kjo nuk është e drejtë. Ne ku ta gjejmë që sportistët tanë të vazhdojnë shkollën e Lartë, sepse dhe rezultatet do të jenë më të mira. Sporti nuk kërkon vetëm fuqi dhe rezistencë, por dhe intelekt të lartë. Federata duhet që të punojë që t’iu krijojë kushte notarëve që të stërviten 2 dhe 3 herë në ditë. Dhe kjo bëhet në bashkëpunim me dekanatin ku ata studiojnë, siç është rasti i Anxhela Kasharit.

Për këtë dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve duhet të ndërhyjë. Të gjithë presim se çfarë rezultatesh do të arrijë Anxhela, sepse dhe impenjimi i saj dhe detyrimet janë më të mëdha. Notarja Anxhela Kashari objektivat dhe synimet e saj duhet që t’i marrë së bashku me trajnerin e saj. Por që t’i vihen kushte që tani para fillimit të sezonit të garave mendoj se kjo nuk është e drejtë. Këto janë qëndrime me paramendim. Ne trajnerët kemi kohë që kemi kërkuar që për notaret e ekipit kombëtar te te rinjve dhe të të rriturve të ketë norma në Federatë dhe kjo nuk është realizuar. Ndërsa për këta notare vihen kushte paraprake.

Për këtë problem dhe trajneri i saj thotë: “Unë nuk di gjë, as më ka pyetur njeri kur ia dhamë bursën dhe tani duan t’ia heqin”. Përse ky qëndrim me trajnerin, përse nuk pyetet ai? Dhe themi që të bashkëpunojmë me tepër me njëri-tjetrin dhe me Federatën dhe nga ana tjetër trajnerët nuk pyetën. Edhe anëtari i kryesisë, V. Dhimgjini, kur e pyeta për këtë problem më tha se nuk di gjë. Domethënë që kryesia e Federatës Shqiptare të Notit nuk mblidhet dhe të diskutojë e të vendosë për këtë problem. Notarët më të mirë duhet që t’i propozojë Këshilli i Trajnerëve dhe pastaj t’i aprovojë Federata Shqiptare e Notit.

Unë mendoj se sot për sot nga femrat në not më të mirë se Anxhela Kashari nuk ka. Rezultatet e saj në 50, 100 m në stil të lirë dhe 50 m në delfin janë më të mirat. Ajo i ka të gjitha mundësitë me një stërvitje më të mirë që të arrijë nivelet më të larta me trajnerin e saj.

 

* Trajner i Merituar, Shoqata “Jon Vlorë”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

AlbanianSport.com 06/03/2024 22:05 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh