Kërcimi së larti, ende nën dominimin e Sotomajorit & Kostandinovës

Share Button

AlbanianSport.com 31/10/2018 18:55

ASNN – Kërcimi së larti, njihuni me rekordet e pabesueshme të një sporti që ka njohur revolucion në taktikat e hedhjes. Kërcimi së larti është një prej disiplinave atletike më të njohura. Është aplikuar që në lashtësi dhe konsiderohet si një prej sporteve që ka pësuar revolucion në metodat e hedhjes dhe taktikën në tërësi që përdorin sportistët për të realizuar një rezultat sa më të lartë.

Në kohërat moderne, ose më saktë gjatë dekadave të fundit, atletët përdorin më shpesh metodën e kërcimit “Fosbëri Flop”, pasi ka marrë emrin e medalistit të artë të 1968-ës, Dik Fosbëri, duke kërcyer me kokën në fillim dhe me shpinën e harkuar mbi stekë. Konsiderohet si metoda më efikase deri më sot për të realizuar një lartësi maksimale kërcimi.

Diferenca midis meshkujve dhe femrave është e ndjeshme, por për femrat mund të konsiderohet revolucion që kanë kapërcyer dy metrat prej shumë e shumë vitesh, ku ruset kanë epërsi në këtë drejtim ndaj amerikaneve, sepse Rusia ka regjistruar 15 rezultate mbi 2 metër kurse amerikanet vetëm 8 të tilla. Kujtojmë që rekordi i meshkujve, është vendosur nga kubanezi Havier Sotomajor.

Me një kërcim prej 2 metër e 45 centimetër, të vendosur në vitin e largët 1993 dhe duke marrë parasysh ecurinë e këtij sporti, që nga kampionati i parë botëror dhe lojërat e para olimpike, ky është rekordi më jetëgjatë në kërcimin së larti. Akoma më jetëgjatë është rekordi i femrave në kërcimin së larti. Ai është regjistruar në vitin 1987 nga atletja bullgare Stefka Kostandinova, me një rezultat fantastik 2 metër e 9 centimetër.

Me vetëm 1 cm më pak, Blanka Vlasiç e Kroacisë iu afrua shumë rekordit botëror në vitin 2009. Ndërkohë, rekordi olimpik për meshkuj mbahet nga amerikani Çarls Ostin, me 2 metër e 39 centimetër regjistruar në Atlanta të SHBA-së. Kurse për femra rekordi olimpik me 2 metër e 6 centimetër mbahet nga atletja ruse Jelena Slasarenko, regjistruar në Olimpiadën e Athinës në vitin 2004.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh