AlbanianSport.com 18.02.2015 09:35
ASNN – Mesfushori Brunel Doka është huazuar për pjesën e mbetur të sezonit tek Këlcyra e Kategorisë së Dytë.
“I urojmë suksese dhe e presim përsëri sezonin e ardhshëm”, – kanë thënë sarandjotët, të cilët janë duke menduar seriozisht jo vetëm për përballjen me Lushnjën në “Roza Haxhiu”, por dhe për daljen e tyre në Kategorinë Superiore.
Bashkë me Dokën po tek Këlcyra nga Butrinti janë huazuar edhe Ervin Xhallari, Aleksandër Basha, Aleksandër Qoku e Ladion Malaj.
Ata do të udhëtojnë sot drejt Këlcyrës, aty ku do të zhvillohet miqësorja Këlcyra-Memaliaj.
Lojtarët do të vazhdojnë të stërviten në Sarandë dhe do të udhëtojnë vetëm për ndeshjet zyrtare.