AlbanianSport.com 12/02/2020 20:10
ASNN – Katari ka përuruar një park të ri që rrethon stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2022. “Al-Bejt” është stadiumi që u inaugurua në Ditën Kombëtare të Sportit, një festë kombëtare e krijuar nga Emiri aktual. Ai ka një kapacitet prej 60,000 njerëz dhe do të organizojë ndeshje deri në gjysmëfinale të “Botërorit 2022”.
Projekti i tij është frymëzuar nga tendat e përdorura nga fiset nomade në rajonin e Gjirit dhe aktualisht është duke u testuar dhe do të përurohet më vonë këtë vit. Stadiumi Al-Bejt ndodhet në ekstremin verior të qytetit Al-Khor, i cili do të presë ndeshje të Botërorit të pas dy viteve.
Gjatë përkurimit, në park janë luajtur disa ndeshje futbolli. I pranishëm ka qenë edhe ish-futbollisti australian, Tim Kehill, një ambasador i sapoemëruar në Komitetin Suprem për Dorëzim dhe Trashëgimi të Katarit, i vili ka veshur një fanellë të përfaqësueses vendase në “Al-Bejt Park”.