AlbanianSport.com 01/04/2022 19:55
ASNN – Grup “i lehtë” për vendasit, grup i vështirë për Brazilin, janë ende 3 të panjohura. Botërori “Katar 2022”, i cili është i pari që zhvillohet në një vend arab dhe i pari që do të mbahet në dimër, ka hedhur të premten shortin e fazës së grupeve, duke ofruar disa ndërthurje interesante. Sikundër do të ndodhë edhe me vetë Botërorin, edhe shorti u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kështu, festivali më i madh futbollistik në plantet, Kampionati Botëror, i cili do të mbajë në Katar fazën finale të edicionit të tij të 22-të, ka hedhur ditën e premte shortin e grupeve, duke ofruar disa ndërthurje interesante. Kështu, në grupin A, vendi organizator, Katari, duket se është përkëdhelur nga shorti, teksa do të ketë një sfidë prej 3 kontinenteve të tjera, në trajtën e Senegalit, Holandës dhe Ekuadorit. Kjo nënkupton se ndeshja hapëse e Botërorit 2022 do të jetë dueli Katar-Ekuador.
Ndërkaq, në grupin B, spikatin sfidat midis anglishtfolëseve, teksa Anglia do të përballet me Shtetet e Bashkuara, me Iranin por edhe me fituesen e “play-off”-it evropian, pasi Skocia do të ndeshet me Ukrainën në duelin e shtyrë, e më pas, fituesja e tyre do të sfidojë Uellsin për vendin në Botëror. Në grupin C, Argjentina sfidohet nga Meksika, Polonia dhe Arabia Saudite, kurse në grupin D, kampionia në fuqi e botës, Franca, do të ndeshet me Danimarkën, Tunizinë.
Por edhe ,e fituesen e “play-off”-it midis Azisë, pra Australinë ose Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Amerikës Latine, pra Perusë. Dy rivalet e mëdha evropiane, Spanja dhe Gjermania, që e kanë fituar përkatësisht një herë dhe 4 herë Botërorin, sfidohen nga Japonia, por edhe nga fituesja e “play-off”-it midis CONCACAF-it dhe Oqeanisë, pra Kosta Rika ose Zelanda e Re.
Dy rivale të tjera evropiane, Belgjika dhe finalistja e mundur e 2018-ës, Kroacia, do të ndeshen në grupin F me Marokun dhe Kanadanë, ndërsa në grupin G, që është padyshim grupi më i fortë, Brazili do të sfidohet nga dyshja evropiane, Zvicra dhe Serbia, por edhe nga një nga përfaqësueset më në zë të Afrikës, Kameruni. Dhe, së fundit, në grupin H, do të ndeshen me njëra-tjetrën Portugalia, Uruguaji, Koreja e Jugut dhe Gana.