AlbanianSport.com 02/04/2022 18:25
ASNN – Botërori “Katar 2022”, që ka hedhur shortin të premten shortin e grupeve dhe, në grupin D, kampionia në fuqi e botës, Franca, do të ndeshet me Danimarkën, Tunizinë dhe fituesen e “play-off”-it midis Azisë, pra Australinë ose Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Amerikës Latine, pra Perusë.
“Nuk duhet të na rrëmbejë vetëkënaqësia pas shortit”, – ka deklaruar trajneri i Francës, Didier Deshomp, duke vijuar: “Mund të përmendim Danimarkën dhe se çfarë bëri ajo në Euro 2020, duke shkuar deri në gjysmëfinale dhe renditet e 11-ta në botë. Është një nga skuadrat më të mira evropiane.”
“Ne jemi kampionë të botës, por kjo ishte para 4 vitesh, por unë nuk ndjen trysni, ndjej vetëm kënaqësi. Sigurisht, statusi ynë si kampionë në fuqi rrit prishmëritë, por unë jam i qetë. Nuk ka trysni, vetëm adrenalinë dhe zbavitje që ta ofron vetëm Botërori”, – përfundoi trajneri francez.