AlbanianSport.com 04/10/2019 19:25
ASNN – Trajneri i Kastriotit flet për ndeshjen e së shtunës me pukjanët dhe grupin e lojtarëve. Kastrioti ka vuajtur, por ia ka dalë të kualifikohet për në turin e 16-shes së Kupës së Shqipërisë përballë Ilirisë së Fushë-Krujës.
Dhe përtej synimeve në këtë veprimtari, për trajnerin Ramadan Ndreu, ky kalim turi ishte i dobishëm për moralin. Përtej pozitave në renditje, ku Kastrioti ndan kreun me Shkumbinin me nga 7 pikë, dhe Tërbuni renditet e 6-ta, me 4 pikë, Ndreu pret një sfidë të vështirë të shtunën me pukjanët.
Sidoqoftë, trajneri krutan ende nuk është i kënaqur me gjendjen e grupit. Takimi Kastrioti-Tërbuni, i vlefshëm për javën e 4-t të grupit A, do të luhet të shtunën dhe do të sillet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 13:00.