AlbanianSport.com 27.02.2016 12:30
ASNN – Edhe pse është vetëm java e 16-të e këtij sezoni të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, sot në Krujë luhet një “finale” mes Kastriotit vendas dhe Korabit.
Dy ekipet i ndan një pikë diferencë në renditje dhe ai që fiton këtë ndeshje hedh një hap më tej në krye të klasifikimit. Kjo është përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave për këtë sezon.
Dibranët kanë marrë një fitore në Peshkopi me rezultatin 1-0, që krutanët e kanë kontestuar shumë. Megjithatë, në përballjen e sotme, të besuarit e Plorit premtojnë fitoren.
Madje sulmuesi Vilfor Hysa shkon edhe më tej, teksa deklaron se dibranëve në Krujë do t’u rikthejnë “kusuri”. “Këtë ndeshje do luajmë si në çdo takim tjetër vetëm për 3 pikë dhe ka ardhur momenti të rimarrim kreun dhe t’u kthejmë kusurin dibranëve”, – tha ai.
Formacioni i mundshëm:
Lamellari Doku, Dosti, Çutra, Domgjoni Caca, Korreshi, Alikaj, Malo Hysa, Raboshta