AlbanianSport.com 26.12.2014 11:35
ASNN – Sokol Tali, sulmuesi i ardhur në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në verë nga Iliria e Fushë-Krujës, është shënuesi më i mirë i Kastriotitpër pjesën e parë të kampionatit. Kështu të paktën ka bërë të ditur faqja në “Facebook”, Kastrioti, ndërsa Tali në 12 javë kampionati ka shënuar dy gola.
Po aq sa dhe Endri Bakiu, ndërsa ata që kanë shënuar në 12 javë kampionati për skuadrën krutane, gjithmonë nga një gol, janë Bytyçi, Kehinde, Roshi, Shaba e Hoxha. Kastrioti aktualisht e ka mbyllur pjesën e parë të kampionatit në vendin e 4-t, teksa ka grumbulluar 14 pikë.
E kjo pas tre fitoresh, e fundit me Kamzën, 2-0, katër barazimeve dhe pesë humbjeve. Aktualisht Kastrioti ka shënuar nëntë gola dhe ka pësuar 13. E megjithatë Sokol Tali dhe Endri Bakiu janë vlerësuar si shënuesit më të mirë të krutanëve, ndërsa pritet që në vazhdim Kastrioti të jetë krejtësisht ndryshe.
Kjo edhe pse ka gjysmën pikëve të skuadrave kryesuese, teksa Tërbuni në vendin e parë ka 32 pikë, Mamurrasi 29 e Besëlidhja 28. Megjithatë Kastrioti, edhe me presidentin Artan Djala, do të jetë shumë më mirë pjesën e dytë të sezonit.