AlbanianSport.com 14.02.2015 13:15
ASNN – Kastrioti i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhësme Besëlidhjen.
Nisur nga rëndësia e takimit, por dhe nga fakti që krutanët janë në luftë për mbijetesë në grupin e Veriut në Kategorinë e Parë, atëherë Kastrioti është i vendosur që të marrë pikët maksimale në këtë ndeshje.
Këtë ka thënë dhe trajneri i Kastriotit, Shkëlzen Rustami, teksa ka deklaruar: “Pikët do të mbesin në Krujë”.
“Shpresoj në një ndeshje të mirë dhe në një gjykim korrekt. Besëlidhja është kundërshtar i vështirë, por ne kemi nevojë për marrjen e pikëve në këtë takim”, – ka përfunduar Rustami.