Nderim Goci (Krujë) 15.08.2015 19:35
ASNN – Kastrioti ka luajtur miqësoren e radhës dje pasdite në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës, ndërsa ka fituar 2-1 me të rinjtë e Partizanit. Pavarëisht kundërshtarit modest krutanët kanë treguar rritje në lojën e tyre. Të dyja skuadrat kanë luajtur me formacionet më të mira.
Në pjesën e parë është luajtur në gjysmëfushën e Partizanit. Rastet për shënim janë pafund për Kastriotin, por pjesa e parë mbyllet 0-0. Në pjesën e dytë të kuqtë kanë kaluar në avantazh me anë të Likës, por shumë shpejt ka përmbysur Kastrioti me anë të Malos dhe Djarmatit e në fund 2-1 për krutanët.
Përfundimisht 2-1. Në përfundim të ndeshjes trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, ka deklaruar: “Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar. Prodhuam lojë dhe lëvizshmëria ishte në lartësinë e duhur. Harmonizimi i skuadrës është pozitiv dhe një element i tillë më bën optimist”.
Kurse trajneri i Nën-19-vjeçarëve të Partizanit, Genci Tomori, do të pohonte: “Përballë kishim një skuadër mjaft të mirë dhe të mirëoganizuar. Kjo ndeshje miqësore na ka vlejtur për të parë nga afër gjendjen e skuadrës. Në përgjithësi jam i kënaqur nga ekipi dhe jam i kënaqur me lojën.”
Partizani Nën-19-vjeç – Kastrioti 1-2
Shënues: Lika 46’ / Malo 56’, Djarmati 62’
Partizani Nën-19-vjeç: Xh. Hoxha, Limani, Lila, N. Hoxha, Grabova, Gjalpi, Hetemi, Shabani, Ismaili, Jaupaj, Lika. Trajner: G.Tomori. U aktivizuan: Ngjela, Bajrami, Pule.
Kastrioti: Giljen, Jakupi, Peqini, Kepi, Kule, Arifoviç, Koreshi, Kehinde, Lekaj, Nuri, Malo. Trajner: E. Plori. U aktivizuan: Sejdini, Dosti, Djarmati.
Gjyqtarë: E. Bastari, M. Shazivari, D. Tomori (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Grabova, Shabani