AlbanianSport.com 07.09.2016 07:55
ASNN – Dje në stadiumin “Kastrioti” të Krujës është luajtur miqësorja Kastrioti-Tërbuni, atje ku fitues të saj ishin krutanët. Dhe goli i shënuar ka ardhur nga një “ish” i Tërbunit si Abaz Karakaçi. Ajo që ra në sy dje ishte fakti që te krutanët së fundmi kanë mbërritur edhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për portierin Princ Çali, i cili rikthehet sërish në Krujë ku ka luajtur edhe më parë.
Gjithashtu, nga Ilira ka ardhur edhe mbrojtësi Flogers Sala, që ka ndjekur rrugën e trajnerit Deliu dhe mbrojtësit Lilaj. Kështu ekipi krutan vijon t’i plotësojë radhët duke qenë gati për sezonin e ri futbollistik. Vendasit e nisin ndeshjen rrezikshëm, teksa është qendërmbrojtës Vilson Lila, një “ish” i Tërbunit vjet, që rrezikon me kokë portën e mbrojtur nga Myrta.
Kjo përballje do të zhbllokohej në minutën e 19-të, pasi Karakaçi shfrytëzon një harkim të Salës dhe mposht portierin mik. Sulmet vijojnë nga të dyja anët, teksa Tërbuni rrezikon në disa raste me Endri Lalën, ndërsa për vendasit është Marku që rrezikon. Gjithsesi pjesa e parë mbyllet me epërsinë minimal të Kastriotit, ndërsa në të dytën ndërhyjnë trajnerët përkatës, Deliu dhe Gjoni.
Ata bëjnë disa zëvendësime, për të parë edhe pjesën tjetër të lojtarëve, pasi kjo ndeshje kishte synim edhe vëzhgimin e elementëve të rinj nga stafet teknike përkatëse. Deri në fund mbetet në fuqi goli i Karakaçit që i jep fitoren Kastriotit në këtë miqësore të parë parasezonale.
Kastrioti – Tërbuni 1-0
Shënues: Karakaçi 19’
KASTRIOTI: Çali, S. Lilaj, V. Lila, Hoxha, Sala, Doku, Xhaferri, Çutra, Koreshi, Karakaçi, Marku. Trajner: Afrim Deliu. U aktivizuan: Neziri, Kuka, Mamica, Kabiru, Osmanolli.
TËRBUNI: Myrta, Ibraj, Sulollari, Beci, Meshaj, Lala, Saliaj, Lleshaj, Vishkulli, Kolaj, Kabuni. Trajner: Viktor Gjoni. U aktivizuan: Muça, Toli, Xhabrahimi, Toma, Kozmaj, Vata).
Gjyqtarë: I. Ujka, E. Hushi, M. Vogli (Krujë)