AlbanianSport.com 10.01.2015 13:15
ASNN – Fatmir Hysenbelliu, i cili deri në më 20 dhjetor ka qenë tek Teuta e Kategorisë Superiore, dhe Hallunaj, që në pjesën e parë të sezonit ka luajtur tek Veleçiku, janë dy lojtarë që i janë bashkuar Kastriotit në stërvitje.
Në fakt që në ditët e para të stërvitjes, tek krutanët e Alert Alcanit ka pasur dyndje lojtarësh, por dhe tendencë për të sjellë futbollistë cilësor, me të cilët do të bëjnë të mundur jo vetëm mbijetesën.
Janë dhe 48 pikë në lojë, ndaj Kastrioti, qoftë dhe me ardhjen e Hysenbelliut, një djalosh i ri e gjithmonë premtues, por asnjëherë i plotësuar, dhe Hallunajt, shpreson të marrë maksimumin.