AlbanianSport.com 10/03/2019 12:00
ASNN – Ndërprerja e kampionatit për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit në Kamëz dhe përjashtimit të skuadrës së periferisë së kryeqytetit, por edhe ngjarjeve që rrodhën dhe çuan në pezullimin e ndeshjeve, i ka detyruar skuadrat e të gjitha niveleve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të organizojnë ndeshje të ndryshme miqësore midis tyre.
Një e tillë ka qenë e zhvilluar të shtunën, ku Kastrioti ka bindshëm ndaj skuadrës së Kategorisë së parë, Shënkollit. Kështu, skuadra krutane e trajnerit Bledar Devolli vijon ecurinë pozitive edhe në testet miqësore. Pas 2 barazimesh dhe 1 fitore në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit, skuadra krutane, mposhti me rezultatin 3-0 Shënkollin, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që kjo skuadër po kalon.
Ndreca hapi serinë e golave në minutën e 10-të, teksa në pjesën e dytën Kastrioti shënoi edhe 2 herë të tjera me anë të Koreshit dhe Taulant Markut. Sfidën e radhës në kampionat, krutanët do e luajnë ndaj Tiranës, por duhet theksuar se, me përjashtimin e Kamzës, beteja e Kastriotit për të shmangur rënien një kategori më poshtë bëhet edhe më e vështirë.