AlbanianSport.com 07/06/2018 12:55
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës në Karate është në Stamboll të Turqisë, për të marrë pjesë në Premier Ligën e Karatesë “Stamboll 2018”, që do të zhvillohet nga 8 deri më 10 qershor.
Kjo do të jetë garë, ku marrin pjesë 100 garuesit më të mirë të renditjes botërore. Në këtë Premier Ligë, Kosova merr pjesë me 6 garues, e më konkretisht, Herolind Nishevcin, Alvin Karaqin, Orges Arifin, Fortesa Oranën, Adelina Ramën dhe Gresa Zhitinë.
Pjesë e delegacionit krahas karateistëve janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi, trajneri Isak Curri, dhe dy gjyqtarët me licencë botërore, Ardian Muhadri dhe Besart Vitia.
Suksesi në këtë Premier Ligë për karateistët kosovarë do të thoshte grumbullim i pikëve që e arrijnë normën olimpike për në “Tokio 2020”.