Gjergj Vyshka 16.02.2015 09:45
Në vendin e dytë është renditur Kamza Karate dhe në të tretin Elbasani. Gara e zhvilluar dje në mesditë në Bathore ka pasur një konkurrencë të fortë. Partizani dominon karatenë shqiptare, ndërsa dje, për të 18-tën herë, është shpallur “kampion” i Shqipërisë.
Ky ka qenë përfundimi i Kampionatit të 22-të Kombëtar të Të Rriturve, që është zhvilluar dje në mesditë në palestrën sportive të Bathores. Në fakt ka qenë një kampionat, i cili ka mbledhur tre kategori moshash. Sepse është konkurruar për paratërinj, të rinj dhe të rritur.
Dhe në këtë veprimtari, atje ku pjesëmarrja ka qenë e madhe, vlen të përmendet fakti i pjesëmarrjes së 14 ekipeve. Dhe ato ishin Partizani, Kamza, Besëlidhja, “Kristaq Rama”, Tirana, Ballkan Shitokai, “Artan Tushe Karate”, Egnatia, “Shotokan” Elbasani, “Bijtë e Shqipes Lushnjë”, Elbasani, “Uado Rai” Vlorë, “Shito Rai Karate Albania” dhe Tomori.
Në përfundim “kampion” i Shqipërisë është shpallur Partizani. E pas tij janë renditur Kamza dhe Elbasani. Në përgjithësi ka qenë një veprimtari cilësore, i cili tashmë i hap rrugën pjesëmarrjes në veprimtaritë ndërkombëtare, pse jo të shoqëruar dhe me medalje.
Kampionatit të 22-të Kombëtar
i të Të Rriturve – Karate
Rezultatet teknike:
Kata (Femra Paratërinj)
Ervisjana Marqeshi (Kamza)
Kata (Meshkuj Paratërinj)
Redion Dyrmishi (Tomori)
Kumite (Femra Paratërinj)
Pesha 54 kg Ervisjana Marqeshi (Kamza)
Kumite (Djem Paratërinj)
Pesha 52 kg Enea Senja (Imperia Karate)
Pesha 57 kg Flori Kurti (Kamza)
Pesha 63 kg Bekim Basha (Tirana)
Pesha -70 kg Redion Dyrmishi (Tomori)
Pesha +70 kg Skënder Allushi (Elbasani)
Kata (Të rinj)
Stiven Rami (Partizani)
Kumite (Të rinj)
Pesha 61 kg Stiven Rami (Partizani)
Pesha 68 kg Kevin Rami (Kamza)
Pesha 76 kg Klajdi Dalipi (Uado Rai Vlorë)
Kata (Të rritura)
Borbardha Sulaj (Besëlidhja)
Kata (Të rritur)
Kushtrim Nasufi (Partizani)
Kumite (Të rritur)
Pesha 60 kg Roland Mraca (Balkan Shitokai)
Pesha 67 kg Xhino Toli (Elbasani)
Pesha 75 kg Spajdi Selamaj (Partizani)
Pesha -84 kg Erblin Kacnia (Partizani)
Pesha + 84 kg Ermal Hadribeaj (Partizani)