Gjergj Vyshka 08.12.2015 13:25
Federata Shqiptare e Karatesë ka zyrtarizuar listën e delegacionit që do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të moshës deri në 21 vjeç, i cili këtë fundjavë do të zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.
Kështu shef delegacioni do të jetë Luftar Kurti, ndërsa trajnerë do të jenë Parid Dule, Mirandi Backa dhe Lirim Dedej. Për grupmoshën Nën-21-vjeç do të konkurrojë Kelion Panxha.
Për të rinj do të konkurrojnë 3 sportistë, e më konkretisht Bekim Basha, në peshën deri në 70 kg, Rigenc Kërçuku, në peshën deri në 76 kg dhe Henrik Dedej, në peshën mbi 76 kg.
Kurse për paratërinj do të jenë Kejsi Fejzolli në peshën mbi 54 kg, Flori Kurti në peshën deri në 70 kg dhe Skënder Allushi në peshën mbi 70 kg. Të gjithë shpresojnë që të kenë medalje.