Gjergj Vyshka 15.02.2016 14:20
Ditën e shtunë, Federata Shqiptare e Karatesë zhvilloi një takim me anëtaret e saj për të diskutuar rreth rregulloreve të karatesë. Takim ishte konstruktiv, ku u shtruan shumë mendime pozitive, të cilat do të pasqyrohen në rregulloret e reja.
“Ne falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe i urojmë suksese atyre”, – kanë thënë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Karatesë, të cilët më pas kanë uruar dhe Orges Arifin, i cili për Kosovën mori medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Nën-21-vjeçarëve. në Limasol të Qipros.
”Kjo medalje i jep krenari dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, të cilin ju e keni përfaqësuar po me kaq dinjitet në arenën ndërkombëtare”, – ka theksuar Federata Shqiptare e Karatesë, e cila tashmë pritet që në aktivitetet e ardhshme të jetë me rregullore të përmirësuar sipas mendimit të anëtarëve të saj.