Gjergj Vyshka 21.01.2015 14:15
Në Stamboll të Turqisë është zhvilluar Kampionati i 50-të Evropian i Të Rriturve në Karate dhe Shqipëria është përfaqësuar me Halil Marqeshin (pesha -60 kg), Xhino Tolin (pesha -67 kg) dhe Spajdi Selamajn (pesha – 75 kg). Trajneri i kësaj përfaqësuese ka qenë Ramiz Ismailgecaj.
Ky i fundit, së bashku me Parid Dulen, ka marrë pjesë dhe në punimet e Kongresit të Federatës Botërore dhe Evropiane. Ndërkohë paraqitja e sportistëve tanë nuk ka qenë e mirë, ndërsa Ismailgecaj për “Gazeta e Sportit” ka deklaruar se nuk u arrit të shkohej në zonën e medaljeve.
“Kanë humbur që në ndeshjet e para dhe për rrjedhojë nuk arritëm asgjë, – ka deklaruar Ismailgecaj nga Stambolli. – Kemi arritur të paktën, sipas bisedimeve, që të marrim një ftesë për të shkuar në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku. Por ajo ende nuk është bërë publike, por të paktën në bisedimet që kemi pasur me drejtuesit e Federatës Evropiane, ajo na është premtuar.”