AlbanianSport.com 09.12.2014 15:05
ASNN – Sporti i karatesë sjell sërish medalje në Shqipëri. Janë dy sportistët e skuadrës së Elbasanit, Isuf Bylyku dhe Enea Senja që kanë marrë medalje ari dhe bronzi në turneun mbarëkombëtar të karatesë që u zhvillua në Kosovë.
Ky kampionat, i kthyer në traditë tashmë, synon të evidentojë sportistët më të mirë të shteteve pjesëmarrëse. Kampionati i 15-të mbarëkombëtar në karate ka mbledhur në fakt në Kosovë të gjithë kampionët e trevave shqiptare që ushtrojnë këtë sport.
Në këtë evenimet të rëndësishëm sportiv qyteti i Elbasanit u përfaqësua nga dy karateistët e vegjël Isuf Bylyku, i cili rrëmbeu vendin e parë në peshën e tij dhe Enea Senja, i cili zuri vendin e tretë.
Skuadra e karatesë e qytetit të Elbasanit drejtohet Xhino Toli që aktualisht mban titullin kampion bote.