Karate / Botërori i Gjermanisë, Nishevci, më i miri i kuqezinjve

Share Button

Karate-Kosova-Herolind_Nishevci

Gjergj Vyshka 15.11.2014 18:45

Nga data 3, deri më 9 nëntor në Bremen të Gjermanisë është zhvilluar Kampionati i 22-të Botëror i Të Rriturve në karate, atje ku ka marrë pjesë dhe Shqipëria, e cila është përfaqësuar me Orges Arifin (pesha -60 kg), Xhino Tolin (pesha -67 kg), Alvin Karaqin (pesha -84 kg) dhe Herolind Nishevcin (pesha +84 kg). Delegacioni është shoqëruar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë, Petrit Baba, kurse trajneri i kombëtares ka qenë Parid Dule.

Ndërkohë presidenti Baba ka qenë pjesëmarrës dhe në Kongresin Botëror, atje ku është biseduar me homologët për më shumë bashkëpunim reciprok për zhvillimin e karatesë në vendin tonë. Sakaq trajneri Parid Dule ka marrë dhe licencën ndërkombëtare për sezonin 2014-2017. Duke u ndalur tek sportistët tanë, Karaqi, i cili ka fituar me kundërshtarin nga Irlanda e Veriut, 4-3 dhe ka humbur me atë të Britanisë së Madhe, 5-7, është skualifikuar që në fazën eliminatore.

Figurën më të mirë e ka bërë Herolind Nishevci, i cili ka zënë vendin e 5-të në peshën e tij. Nishevci ka marrë katër fitore, që janë 1-0 me Grinjeviçin e Bjellorusisë, 2-1 me Minën e Ekuadorit, 1-0 me Pabon e Estonisë dhe 3-1 me Shepard të Holandës. Por është mundur 0-7 nga turku Erkan. Në të njëjtën kohë Xhino Toli ka marrë dy fitore, 6-0 me Kaidaralin e Taxhikistanit dhe 2-0 me afrikanojugorin Bundesjan. Por është mundur më pas 2-3 nga ukrainasi Kakula.

Po dy fitore dhe një humbje ka shënuar dhe Arifi, i cili ka fituar dy herë 2-1 me Shaluan të Katarit dhe Rendon të Kolumbisë, ndërsa është mundur 0-2 me iranianin Zehde Amir Mahdi. Përfundimisht Nishevci ka bërë figurën më të mirë të karateistëve shqiptar në Botëror, ndërsa ka qenë fare pranë medaljes së bronztë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh