Gjergj Vyshka 04.02.2016 12:20
Bekim Basha, karateisti i Tiranës, do të jetë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Limasol të Qipros.
Ai do të shoqërohet nga Parid Dule, i cili do të jetë përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Karatesë në këtë veprimtari të parë ndërkombëtare për vitin 2016, si dhe trajneri i sportistit.
Bëhet fjalë për të marrë pjesë në Kampionatin e 43-të Evropian të të rinjve, kadetëve, si dhe i teti për Nën-21-vjeçarët.
Pritet shumë nga Bekim Basha, ndërsa përpara dy vjetësh në të njëjtin veprimtari, Alvin Karaqi, që tashmë përfaqëson Kosovën, është shpallur nënkampion Evrope.