Gjergj Vyshka 06.02.2015 22:25
Bekim Basha do të jetë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Karatesë për Paratërinjtë, i cili zhvillohet në Zyrih të Zvicrës.
Ai ka shkuar, të paktën dhe sipas informacionin që vjen nga Federata Shqiptare e Karatesë, me shpenzimet e veta.
Ndërsa për trajner ka Parid Dule, që është njëkohësisht dhe trajneri i përfaqësueses kuqezi.
Stërvitjen e ka bërë të fortë dhe të gjithë shpresojnë që ai të kthehet me medalje nga Zyrihu. Kjo është veprimtaria e parë ndërkombëtare e karatesë.