Gjergj Vyshka 22.01.2015 17:00
Butrinti nuk njihet në Shqipëri vetëm për nga futbolli. Por është i organizuar dhe si klub shumësportësh dhe si i tillë ka pasur dhe rezultatet e veta pozitive gjatë vitit 2014, ndërsa të tilla shpresohen të jenë ato dhe gjatë vitit 2015.
Shefi i klubit shumësportësh Butrinti, Fuat Karalliu, në faqen e “Facebook”-ut të klubit sportiv sarandjot ka deklaruar: “2014 ishte një vit cilësor për Klubin Sportiv “Butrinti”. Shahu përfaqësoi Sarandën në Ligën e Kampioneve në Sarandë.”
“Dhe në të tilla kushte jo vetëm shahu, por dhe noti, apo dhe futbolli gjatë vitit që kaloi i kanë arritur objektivat e tyre, – vijoi ai. – Për rrjedhojë ne jemi të kënaqur dhe presim që të tillë ta kemi sportin në Sarandë dhe gjatë vitit 2015, pse jo të hapim dhe disiplina të reja.”