AlbanianSport.com 28/11/2014 19:50
ASNN – Ylber Zani është trajneri i ri i Kamzës, ndërsa prezantimi i tij është bërë dje përpara skuadrës, kurse prova e tij e parë me skuadrën e re do të jetë të shtunën në përballjen me Burrelin. Sipas Zanit, qëndrimi në Kategorinë e Parë është i realizueshëm si objektiv.
“E di vështirësinë, por është një kampionat i gjatë dhe me disa ndërhyrje në skuadër gjatë tregut të lëvizjeve të futbollistëve në dimër besoj se do të kompletohet, – ka deklaruar ish-trajneri i Mamurrasit. – Më pëlqejnë sfidat dhe do t’ia arrij qëllimit për ta mbajtur Kamzën në Kategorinë e Parë.”
“Nga ndeshja me Burrelin shpresoj të marrim më të mirën. E vlerësoj Burrelin si skuadër, por nuk kemi kohë për të lënë më pikë brenda në fushën tonë. Është e vështirë, por nuk ka gjë të parealizuar”, – ka përfunduar Ylber Zani, i cili pas Adës së Velipojës, Besëlidhjes, Tërbunit e Mamurrasit, tashmë është vënë në krye të Kamzës.